Barcelona po planifikon një tjetër lëvizje strategjike për të ruajtur yjet e së ardhmes.
Pas Frenkie de Jong dhe Eric García, katalanasit synojnë të rinovojnë kontratën e talentit 17-vjeçar Dro, një nga emrat më premtues të akademisë.
Dro, që spikati në triumfin e Youth League ndaj Trabzonspor dhe shënoi në miqësoren ndaj Vissel Kobe, pritet të firmosë kontratën e parë profesionale në janar, sapo të mbushë 18 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
Barcelona po ndjek të njëjtin model si me Lamine Yamal dhe Cubarsí, duke siguruar të ardhmen e klubit me talentet që ka.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.