Lajmet e fundit

Granada ka barazuar me Barcelonën, me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Martinez për Granadën, pas vetëm 17 sekondave, teksa i njëjti lojtar realizoi edhe njëherë në minutën e 29’.
Pak para përfundimit të pjesës së parë Lamine Yamal e ngushtoi epërsinë e vendasve.
Në pjesën e dytë, Barça e gjeti golin e barazimit me anë të Sergio Robertos, në minutën e 86’.
Barcelona pas nëntë xhirove ka 21 pikë dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Granada në pozitën e parafundit me gjashtë sosh. /Klankosova.tv.