Barcelona e ka mposhtur bindshëm Borussia Dortmundin në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Champions League.
4:0 përfundoi ndeshja në "Estadio Olimpico Lluis Companys".
Raphinha ishte ai që shkëlqeu me një gol e dy asistime përballë gjermanëve.
Ishte pikërisht braziliani që e nisi serinë e golave në minutin e 25-të, pas asistimit të Pau Cubarsit.
Shifrat në 2:0 i çoi Robert Lewandowski, në minutin e 48-të, me asistin e brazilianit Raphinha.
Polaku ishte protagonist edhe në golin e tretë në minutin e 48-të, ku asistoi Fermin Lopez, njofton Klankosova.tv
Kurse vulën takimit ia dha Lamine Yamal, në minutin e 77-të.
Ndeshja kthyese në Gjermani luhet javën e ardhshme,
Skuadra e Hansi Flick, me këtë rezultat thuajse e ka kryer çështjen e diskutimit të gjysmëfinalistit në Champions League./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.