Lajmet e fundit

Barcelona ka barazuar me Granadan me rezultat 3-3, në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.
I pari serinë e golave e nisi Lamine Yamal, në minutën e 15’. Teksa mysafirët e barazuan rezultatin me anë të Sanchez, në minutën e 43’.
Në pjesën e dytë, Facundo Pellistri e dërgoi në epërsi Granadan me një gol në minutën e 60’, pas një asistimi nga Myrto Uzuni.
Vendasit u kthyen në lojë me anë të Robert Leëandoëskit, i cili realizoi vetëm tre minua më vonë.
Megjithatë, vetëm tre më vonë mysafirët ishin sërish në eëpërsi me anë të Miquel.
Yamal, i cili ishte i disponuar për lojë e barazoi rezultatin edhe njëherë tjetër në minutën e 81’, i cili ishte goli i fundit në këtë sfidë që prodhoi plot gjashtë gola.
Barcelona pas barazimit mbetet në vendin e tretë me 51 pikë të grumbulluara, teksa Granada renditet në vendin e 19-të me 13 sosh. /Klankosova.tv.