Lajmet e fundit

Pasi sezoni për Rafinhan ka përfunduar, drejtuesit e Barcelonës janë duke shqyrtuar mundësinë që në afatin kalimtar ta sjellin mesfushorin e Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan.
Për turkun me pasaportë gjermane, katalonasit ishin të interesuar edhe gjatë kësaj vere, por klubi gjerman nuk kishte lejuar shitjen e lojtarit.
Për këtë edhe i ka vazhduar kontratën, por që duket se ai në afatin e janarit do të kalojë në Camp Nou, pasi ata janë të interesuar për ta blerë atë në mënyrë që ta mbush boshllëkun që ka lënë Rafinha, transmeton Klan Kosova.