03.08.2017 · përditësuar para 3285 dite1 min lexim
Përfaqësuesit ligjorë të Neymarit i kanë paraqitur ofertën prej 222 milionë euro Barcelonës për sulmuesin brazilian.
Barcelona përmes një komunikate në faqen e klubit, ka bërë të ditur se përfaqësuesit ligjor të Neymarit në mëngjesin e ditës së sotme, kanë vizituar klubin katalan dhe i kanë paraqitur ofertën prej 222 milionë euro, për prishjen e njëanshme të kontratës.
Barcelona siç e parasheh në klauzolën e lojtarit, ka pranuar ofertën, ndërsa detajet tjera të operacionit i kanë kaluar UEFA-së për të parë përgjegjësitë disiplinore që mund të lindin nga ky rast.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.