Lajmet e fundit

Barcelona është duke përgatitur një kontratë të re për adoleshentin Gavi para fundit të vitit, raporton Mundo Deportivo.
Marrëveshja aktuale e 17-vjeçarit nuk skadon deri në vitin 2023, por Barça dëshiron të bie dakord për kushte të reja sa më shpejt të jetë e mundur, sepse sipas tyre, klauzola prej 50 milionë euro është shumë e ulët për një lojtar me potencial kaq të lartë.
Ata ende nuk kanë folur me agjentin e tij, por nuk presin ndonjë problem pasi reprezentuesi spanjoll ka treguar tashmë se e sheh të ardhmen e tij afatgjatë në Camp Nou.
Gavi këtë sezon ka 14 paraqitje me Barcelonën, teksa ka regjistruar një asistim. /Klankosova.tv/.