Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Barcelonës ka paralajmëruar bashkëlojtarët për rrezikun që paraqet sulmuesi i City, para përballjes së skuadrave

Javier Mascherano ka thënë se Sergio Aguero është rreziku më i madh që paraqet Manchester City për portën e Barcelonës, në ndeshjen e së mërkurës të Ligës së Kampionëve.
Aguero ka qenë një ndër lojtarët më vendimtar të Citizens këtë edicion, si në Premierligë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi ka shkëlqyer sidomos në garën europiane dhe Mascherano ka paralajmëruar bashkëlojtarët që të kenë kujdes me të.
“Aguero është një nga lojtarët më të mirë në botë në zoënn e rreptësisë, për shkak të aftësisë së tij për të shënuar gol”.
“Do të jetë ndeshje e madhe, pasi Manchester City është përmirësuar shumë në edicionin e fundit”.