Lajmet e fundit
Katalunasit janë duke shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të talentuar anglez, që konsiderohet si Andres Iniesta i ri

Barcelona është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Tottenham Hotspurt, Harry Winks.
Drejtori sportiv i Barça, Robert Fernandez, po monitoronte Christian Eriksen në përballjen me Real Madrid, por gjeti një zgjidhje më të mirë në 21 vjeçarin anglez.
Winks konsiderohet si Andres Iniesta i ri nga trajneri i tij Mauricio Pochettino, dhe këtë edicion ka regjistruar një varg paraqitjesh për t'u përmendur.