Lajmet e fundit
Me këtë fitore Barcelona arrin në 90 pikë, kurse Villarreal pavarësisht humbjes e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa Ligë vitin e ardhshëm

Barcelona ka mposhtur Villarreal me rezultat të thellë 5:1, në ndeshjen e xhiros të radhës të La Ligës.
Skuadra katalunase ka vazhduar serinë pa humbje këtë edicion duke shënuar pesë gola në portën e kundërshtarit.
Philippe Coutinho, Paulinho, Leo Messi dhe Ousmane Dembele dy here, gjetën rrugën drejt rrjetës të mysafirëve.
Ndërsa skuadra që drejtohet nga Javier Calleja arriti ta shënojë vetëm golin e nderit përmes Nicola Sansone.