Lajmet e fundit
Klubi blaugrana nuk po tregon me asgjë se deri në Janar të vitit 2016 e ka të ndaluar të nënshkruajë me ndonjë lojtar.

Ndalesa e transferimeve për Barcelonën mbaron në Janar të vitit 2016, por për nga mënyra si i janë qasur këtij afati kalimtar nuk duket aspak kështu.
Drejtuesit e klubit po veprojnë në një mënyrë të paprecedent duke ngarkuar tregun e transferimeve. Në vend se të kryejnë procedurat burokratike të zgjedhjes së presidentit të klubit, ata fuqishëm i janë qasur tregut të transferimeve.
Vetëm të mërkurën ata punuan në tre transfere që bashkë vlejnë 130 milionë euro: 80 milionë Pogba, 35 milionë Arda dhe 15 milionë Gerson.
Mbi të gjitha është nënshkrimi me Aleix Vidal që është konfirmuar megjithëse nuk mund të regjistrohet deri në fillim të vitit tjetër.