Lajmet e fundit

Barcelona është duke përcjellë portierin e kundërshtarit të tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, PSV, Jeroen Zoet.
Edhe pse ky i fundit sapo ka rinovuar kontratën e cila e mban atë në Holandë deri më 2021, prapë se prapë ekipi katalanas atë e ka opsion në rast të një largimi të mundshëm të Jasper Cillessen i cili dëshiron të luaj më shumë.
Megjithatë Barça duhet të presë deri në janar për ta sjellur 27 vjeçarin në Camp Nou pasi që afati kalimtarë tashmë është mbyllur.
Zoet është i padiskutueshëm në formacionin startues të PSV kurse për shërbimet e tij është i interesuar edhe Manchester City, transmeton Klan Kosova.