Sonte po zhvillohen dy ndeshjet tjera të fazës çerekfinale të Champions League.
Në këto ndeshje tashmë kanë përfunduar pjesët e para.
Barcelona ka shkuar në pushim me epërsi minimale ndaj Borussia Dortmund me golin e Raphinas i cili realizoi në minutin e 25-të pas asistimit të Cubarsit.
Kurse, loja tjetër në "Parc des Princes" ka përfunduar 1:1 pas 45 minutave mes Paris Saint Germain dhe Aston Villas.
Të parët befasuan mysafirët nga Anglia, me Rogers në minutin e 35-të derisa katër minuta më pas francezët barazuan përmes Doues.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.