Lajmet e fundit

Barcelona është ndalur me barazim 2: 2 kundër Girona-s e cila u tregua kundërshtar i papërshtatshëm në Camp Nou, shkruan Klan Kosova.
Për kataluansit në minutën e 19-të, shënoi Lionel Messi i cili me një super aksion i dha epërsinë skuadrës së tij.
Për t’i dërguar skuadrat me barazim në pushim u përkujdes Christian Stuani.
I njëjti i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 51-të.
Barça nuk pajtohej me këtë rezultat dhe për ta barazuar atë u përkujdes qendërmbrojtësi Gerard Pique në minutën e 63-të.
Ky i fundit pati më shumë punë se herave tjera pasi bashkëlojtari Clement Lengelt u ndëshkua me të kuq në pjesën e parë.
Barcelona përkundër barazimit gjendet e para në tabelë me 13 pikë njejtë si Real Madrid.