Lajmet e fundit
Skuadra e Ernesto Valverde është mposhtur me rezultat minimal nga rivali lokal, pasi në një ndeshje të fortë ka shpërdoruar disa raste të mira shënimi

Espanyol ka mposhtur Barcelonën me rezultat 1:0 në takimin e luajtur në RCDE Stadium, në kuadër të Kupës së Mbretit.
Katalunasit patën raste e tyre për të shënuar, përfshirë edhe një penalti, të cilën nuk e shndërroi dot në gol Lionel Messi.
Në takimet tjera, Sevilla ka mposhtur me rezultat 2-1 Atletico Madrid, dhe me rezultat identik Valencia ka shënuar fitore ndaj Alaves.