Lajmet e fundit

Barcelona është duke u përgatitur që t’ia ofrojë kontratën e re mbrojtësit, Jordi Alba.
Këtë veprim katalanasit besohet se do ta ndërmarrin në mënyrë që të evitojnë ndonjë befasi që mund t’u shfaqet nga klubet tjera, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Klan Kosova.
Spanjolli ka kontratë me Barcën deri më 2020, por që ka një mori klubesh, veçanërisht nga Premier League që kanë shfaqur interesim për të kohët e fundit.
Megjithatë Barça nuk dëshiron që të humbas, ndaj po përgatit kontratën e re, kushtet e së cilës nuk dihet së ç’mund të jenë.