Lajmet e fundit

Barca e ka nisur me një ofensivë ndeshjen duke sulmuar portën e Kamenit, kurse në anën tjetër në disa raste edhe futbollistët e Malagas u mundonin që të krijonin aksione me anë të të cilave do të sulmonin portën e Barcelonës.
Në minutën e '4-të është anuluar një gol i Suarez, me arsyetimin se ka ndërhyrë më parë në lojtarin kundështarë.
Katalonasit kishin disa raste por që nuk ishin të rrezikshme për Malagan.
Messi pati ndoshta rastin më të mirë për Barcelonën deri në minutën e ’24-të, kur u nis me topin përpara por që në fund ndërhyri njëri nga mbrojtësit e Malagas duke ia larguar topin nga këmba.
Më pas edhe Mascherano pati një rast shumë të mirë, por nga gjuajtja e tij, topi goditi shtyllën horizontale të portës Kamenit.
Neymar dërgoi një goditje në minutën e ’32-të, por që Kameni ishte në vendin e duhur.
Edhe Suarez rrezikoi tre minuta më vonë, por përsëri shpëtimtar i Malagas ishte Kameni, që nuk lejonte që të prekej porta e tij, transmeton Klan Kosova.
Sulmet e Barcës u shpeshtuan edhe më shumë në minutat e fundit të pjesës së parë, por që konkretizimi mungonte.
Në minutën e ’39 futbollistët e Barcelonës u ankuan se pati një prekje me dorë në zonën e Malagas, por që gjyqtari nuk referoi penalti.
Edhe në minutën e ’40-të futbollistët e Barcelonës kërkuan penalti, pas rrëzimit të Suarez, po përsëri gjyqtari Latre nuk referoi diçka të tillë.
Në minutat e fundit edhe futbollistët e Malagas u treguan të rrezikshëm pas një harkimi, por Bravo kapi topin sigurt.
Posedimi i topit në pjesën e parë iu ka takuar katalonasve me afro 65%, kurse edhe statistikat tjera ishin në anën e tyre, shtatë goditje në portë, tre jashtë portës, gjashtë kornerë të ekzekutuar etj, transmeton Klan Kosova.