Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Spanjës me shumë gjasë nuk do të mund ta transferojë yllin francez këtë verë, megjithë tentimet e shumta për ta bërë këtë gjë

Barcelona është e interesuar ta transferojë asin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, por me shumë gjasë nuk do të mund ta bëjë këtë verë.
Mesfushori ka edhe një vit të mbetur në kontratën me gjigantin francez dhe drejtori sportiv i Barça Eric Abidal ka udhëtuar në Paris për të parë mundësitë e blerjes së tij.
Megjithatë tensionet gjatë transferimit të Neymar dhe tentativat për Marco Verratti kanë bërë që francezët t'i refuzojnë të gjitha ofertat për Rabiot.