Lajmet e fundit
Skuadra katalane ëshë duke synuar që ta regjistrojë Arda Turanin pas lëndimit të Rafinhas, në përballjen me Romën.

Barcelona ka kërkuar leje për ta regjistruar Arda Turanin, që ai ta zëvendësojë të lënduarin Rafinha, nga Federata Spanjolle e Futbollit.
Katalanët besojnë se ata kanë bashkëpunuar në tërësi gjatë ndalesës së transferimeve sepse nuk kanë regjistruar asnjë futbollist në dy afatet e fundit kalimtare.
Turku kaloi tek Barça në korrik dhe deri tani vetëm është stërvitur me skuadrën e parë, duke mos pasur mundësinë që të paraqitet për katalanët shkaku i ndalesës nga FIFA.
Arda i kushtoi skuadrës nga Camp Nou 34 milionë euro, plus shtatë milionë tjera në bonuse.