Lajmet e fundit
Emri i drejtorit të ri sportiv tek Barcelona mund të vendosë edhe emrin e presidentit të ri të klubit.

Me pamundësinë për të sjellë lojtarë të rinj dhe vazhdimin e kontratës së Luis Enrique, sjellja e zëvendësuesit të Zubizarretas si drejtor sportiv mund të jetë faktori vendimtar në zgjedhjet për president të ri të klubit.
Premtimet për të sjellë lojtarë të rinj janë të kufizuara nga ndalim që skuadrës i ka bërë FIFA, ndërsa presidenti Bartomeu i vazhdoi kontratën trajnerit Luis Enrique, si edhe Jordi Albas, Pedro Rodriguezit e Dani Alvesit. Ai poashtu ka nënshkuar me Aleix Vidal, që do të bashkohet me katalanët në Janar.
Gjithë këto vendime lënë pak vend për konkurrentët tjerë për postin e presidentit të klubit.
Kështu, posti i drejtori sportiv, i mbetur i zbrazët që nga shkarkimi në Janar i Andoni Zubizarreta, mund të kthehet në pikën kyqe për të cilën luftojnë të gjithë.
Ndër emrat e përfolur janë: Carles Puyol, Roberto Fernandez e Mochi, të lidhur me kandidaturat e Laportës, Bartomeut e Bendetitos.