Lajmet e fundit

Ishte i përfolur se do të kthehet tek Barcelonës.
Por, Lionel Messi ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht tek Inter Miami.
E pas kësaj ka reaguar Barcelona.
Klubi katalunasit nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se e kupton vendimin e Messit, dhe se i dëshiron suksese atij tek skuadra amerikane.
"Të hënën, më 5 qershor, Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i lojtarit, informoi presidentin e klubit Joan Laporta për vendimin e lojtarit për t’u bashkuar me Inter Miami, pavarësisht se i ishte paraqitur një propozim nga Barça, duke marrë parasysh dëshirën e FC Barcelona dhe Lionel Messi që ai të vishet edhe njëherë në fanellën blaugrana", thuhet në njoftim.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
https://klankosova.tv/messi-nuk-shkon-ne-barcelone-po-te-ishte-tek-parate-do-te-shkoja-ne-arabi/