Lajmet e fundit

Ndonëse ai është lojtar i Paris Saint-Germain tash e disa javë, Neymar ende nuk është shkëputur tërësisht nga Barcelona.
Klubi katalunas është kthyer në gjykatë për të diskutuar pagesën e bonuseve lidhur me ripërtrirjen e kontratës së tij me blaugranët më 2016.
Tani ka një mospajtim të përgjithshëm me sasinë që duhet ‘ti paguhet brazilianit.
Barcelona beson që jo që nuk duhet t’ia paguajnë 26 milionë euro atij, por po ashtu po e padisin atë dhe babanë e tij për 8.5 milionë euro dëme, duke korresponduar kështu në pjesën e dytë të marrëveshjes së bërë me Neymar Sr. dhe përfaqësuesit e sulmuesit para se ta nënshkruanin kontratën.
Çështja ishte sjellë në FIFA, dhe tani palët duhet të takohen në gjykatë të martën.