Lajmet e fundit

Barcelona pret konfirmimin e lëndimit të ligamenteve tek lojtari i saj Gavi gjatë ditës së sotme, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Gavi është parë duke qarë në dhomën e zhveshjes para dhe pas testimeve të lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.
Burime të Romanos tek Barcelona bëjnë të ditur se katalunasit janë të mllefosur me kombëtaren e Spanjës që kanë aktivizuar Gavin në një ndeshje që nuk kishte rëndësi për ta, pasi kualifikimin e kishin siguruar kohë më parë.