Lajmet e fundit

Barcelona kishte refuzuar ta transferonte mbrojtësin e Chelseas, David Luiz, pasi ky i fundit iu ishte afruar katalunasve, sipas Catalunya Radio.
E ardhmja e brazilianit te Chelsea duket e paqartë, dhe ai tashmë po lidhet me një transferim në Arsenal, Manchester United, Juventus dhe Real Madrid.
Ai së fundi kishte udhëtuar në Barcelonë për t’u trajtuar nga një lëndim në gju, dhe ua kishte ofruar veten gjigantëve spanjollë pasi që pritet largimi i Javier Mascherano-s.
Sidoqoftë, mosha e Luiz, që ka 30 vjet, dhe çmimi i tij i shtrenjtë, ka bërë që Barcelona të shqyrtojë të tjera mundësi në repartin e mbrojtjes.