Lajmet e fundit
Katalunasit janë të interesuar ta transferojnë mbrojtësin e Bluve, pasi ende janë në kërkim të një mbrojtësi kualitativ në krahun e djathtë

Barcelona e ka kthyer në prioritet transferimin e mbrojtësit të Chelsea, Cesar Azpilicueta, gjatë afatit kalimtar të verës.
Skuadra katalunase do të vazhdojë të kërkojë mbrojtës të djathtë, pasi nuk arriti ta bindë Hector Bellerin ta lë Emirates Stadium për Camp Nou.