Lajmet e fundit

Barcelona dhe Atletiko e Madridit është cilë suar si dueli më ekuilibruar i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Në fakt, ndeshja është akoma më e nxehtë nëse u referohesh precedentëve.
Aktualisht, rivalizojnë në garën për titullin kampion të Spanjës, gjithsesi kjo nuk do t’ua humbasë përqendrimin për një trofe akoma më prestigjioz. Së pari, katalanasit kanë ende të ngulitur kujtimin e duelit të kaluar mes tyre, në të njëjtin raund të Champions-it. Ndeshja e parë e zhvilluar në “Visente Kalderon” përfundoi 1-0 për djemtë e Diego Simeones, falë golit të shënuar nga Koke. Në kthim, kur të gjithë prisnin një përmbysje të yjeve të Barcelonës, misioni dështoi, shkruan PanoramaSport. Golit të Nejmarit për vendësit iu kundërpërgjigj Diego dhe barazimi 1-1 u dhuroi biletën e gjysmëfinaleve madrilenëve. Një eliminim që u dogji jo pak katalanasve, të cilët në fund të sezonit larguan edhe trajnerin Tata Martino. Tashmë, rikthehet e njëjta sfidë, por me dëshirë të madhe për të marrë hak. Luis Enrike Që kur erdhi në krye të ekipit, ka dhuruar futboll spektakolar dhe mbi të gjitha shumë të suksesshëm. Që në edicionin e parë arritën të realizojnë tripletë me trofe. Edhe sivjet janë në rrugën e duhur për t’ia dalë mbanë. Pengesa e Ligës së Kampioneve, Atletiko, është mjaft e vështirë në letër, por për Luis Enrike nuk ka ndonjë kujtim të hidhur. Madje, ai është kthyer në makth për Diego Siemonen. Që kur është emëruar në krye të Barçës, është përballur gjashtë herë me Atletikon dhe ka fituar në 100% të rasteve. Një ecuri që sigurisht do kërkojë ta vazhdojë edhe në çerekfinalet e radhës. Lionel Mesi Mjafton emri për të “dridhur” madrilenët. Tri herë e kanë parë të festojë tripletë me gola brenda 90 minutave. Ndërsa në total i ka ndëshkuar 25 herë, çka mjafton për t’i “kërcënuar” sërish. Si për të rritur edhe frikën, bashkëpunimi i tij me Nejmarin dhe Luis Suarezin po kalon edhe shifrat rekord që kanë pasur në historinë e klubit.