Lajmet e fundit

Portieri i Real Betisit, Antonio Adan, pritet që të largohet nga ky klub gjatë verës, dhe disa klube kanë shprehur interesim për të.
Ndërkaq, të fundit që po interesohen në spanjollin janë kampionët e La Liga-s, Barcelona, të cilët duan ta mbushin boshllëkun e portierit të dytë nga largimi eventual i Jasper Cillesen.
Në anën tjetër, edhe Adan por edhe Betis duan që ta bëjnë të qartë të ardhmen e tij sa më shpejtë që është e mundur, para se të nisë para-sezoni.