Lajmet e fundit

Philipe Coutinho mund të rikthehet të luajë në Premier League.
Por jo më te Liverpool por te Manchester United. Është Barcelona që pritet ta ofrojë brazilianin për klubin anglez si një pjesë e marrëveshje për shkëmbim me sulmuesin Marcus Rashford.
Sipas Mundo Deportivo, Katalanasit janë shumë të interesuar që ta kenë në radhët e veta anglezin e ri i cili ka pasur paraqitje shumë të mira me Djajtë e Kuq.
Edhe kontrata e tij me klubin nga Old Trafford skadon më 2020. Megjithëse Coutinhon e kanë blerë shtrenjtë – afro 140 milionë euro, Barca synon që ta ofrojë atë për ta pasur në sulmin e saj Rashfordin.