Lajmet e fundit

Rrugët e Marco Reus dhe Borussias së Dortmundit mund të ndahen përfundimisht.
Në fakt 26-vjecari gjerman vetëm përpara pak kohësh rinovoi kontratën e tij me verdhezinjtë deri në vitin 2019, megjithatë Reus në një intervistë nuk e përjashtoi mundësinë e një largimi nga Signal Iduna Park verën e ardhshme.
ulmuesi i kombëtares së pancareve pëlqehet nga dy gjigandët e Spanjës, Reali i Madridit dhe Barcelona dhe i pyetur nga gazetarët Reus theksoi se do të kishte shumë dëshirë të luante në një nga këto dy klube.
"Do të më pëlqente të luaja përkrah Messit dhe Iniestës apo edhe Cristiano Ronaldos", deklaroi në prononcimin e tij për mediat futbollisti i Dortmundit.
Si Barcelona ashtu edhe Reali i Madridit gjithmonë kanë shfaqur interes për Marco Reus dhe në merkaton e verës së ardhshme të shtyra edhe nga deklaratat e vetë futbollistit dy klubet spanjolle mund ti shpallin luftë njëra tjetrës për të marrë shërbimet e Reus.
Në kontratën e re që ka firmosur lojtari me Borussian në fillim të këtij viti nuk ekziston më klauzola prej 25 milionë Eurosh për largimin e tij nga Dortmundi dhe për ta bërë të tyrin 26-vjecarin gjerman, Barcelona dhe Reali duhet të bëjnë gati një shumë të përafërt me 50 milionë Euro.
Reus i ka hedhur pas krahëve dëmtimet e shumta që ka pësuar gjatë viteve të fundit dhe në këtë sezon po shkëlqen me Dortmundin, teksa në 14 ndeshje të zhvilluara gjithsej ka realizuar 11 gola./S.S