Lajmet e fundit

Barcelona u është rikthyer fitoreve në La Liga, ndërsa LeoMessi u rikthye me gol nga lëndimi.
Ekipi i Luis Enriques, ka mposhtur 4:0 Deportivon në xhiron e tetë në La Liga, në ndeshjen që u zhvillua në Camp Nou.
Golat për Barcelonën i realizuan, dy Rafinha, një Luis Suarez dhe një tjetër Leo Messi, i cili u rikthyer me gola pas lëndimit që e mbajti më shumë se 3 javë jashtë fushave.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 16 pikë. Një më shumë se Atletico Madridi e Real Madridi, që sonte luajnë kundër Granadas, respektivisht Betisit.