Lajmet e fundit

Barcelona duket se ka hequr dorë nga planet për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin, gjatë afatit kalimtar veror, sipas Sport.
Bellerin më herët kishte qenë caku kryesor i Barcelonës që ta zë pozitën e mbrojtësit të djathtë në sezonin e ardhshëm, por Arsenal nuk dëshiron që ta shesë spanjollin.
Trajneri i ri i katalunasve, Ernesto Valverde, raportohet se ka dyshime për aftësistë teknike dhe fizike të Bellerin, me ç’rast Barça ka vendosur të tërhiqet nga oferta prej 40 milionë eurosh.