Lajmet e fundit

Barcelona i ka treguar "dhëmbët" ndaj Atletico Madridit.
Skuadra e Xavi Hernandez e ka mposhtur atë të Diego Simeones me rezultat 4:2.
Pjesa e parë ishte tejet dramatike duke u shënuar plot katër gola.
Ishin mysafirët të parët ata që shënuan në minutën e tetë me Yannick Carrasco.
Pas dy minutash "blaugranat" e barazuan rezultatin me Jordi Alba.
Gavira e kaloi Barcën në epërsi në minutën e 21-të.
E Araujo shënoi për 3:1 në minutën e 43-të rezultat ky që u mbyll edhe pjesa e parë.
Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë në minutën e 49-të shënoi Daniel Alves për rezultatin 4:1.
Ndërkaq Luis Suarez, i shënoi ish-ekipit të tij në minutën e 52-të duke e ngushtuar rezultatin në 4:2.
Kështu përfundoi edhe ky derbi që i takoi Barcelonës.
Nga minuta e 69-të Barca mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Daniel Alves u përjashtua me të kuq.
Me këtë fitore "katalunasit" futën në zonën e katërshës kryesore të La Ligës.