Lajmet e fundit

Jemi mësuar çdo ditë që në Instagram, të shohim foto nga më të ndryshmet.
Një fotografe nga Oregon, që dëshion të mbetet anonime, ka bërë një llogari false ku poston fotografi.
Por jo fotografi të sajat, por të një Barbie, transmeton Klan Kosova.
Me anë të kësaj kukulle, ajo dëshiron që të ironizojë fotografitë që shohim çdo ditë në instagram.
“Barbie” poston fotografi nga më të ndryshmet.
Në plazh, në mal, në dhomë, fotografi të rrobave, ushqimit, natyres etj.
Fotografja ironizon me përdoruesit e këtij rrejti social.
“Askush nuk mund të jetojë kështu”.