Lajmet e fundit

Jeni mësuar që modelen e njohur Jasmine Sanders, ta shihni në promovimin e produkteve të markës Pat McGrath, por kësaj herë do befasoheni!
Kjo pasi modelja, e njohur si Barbie e Artë, tashmë ka firmosur kontratë për të qenë fytyrë e re e kompanisë së njohur të Dior, transmeton Klan Kosova.
Një paraqitje e tillë ka bërë që Jasmine madje edhe të shfaqet menjëherë në një sekuencë të shkurtër të kësaj marke të njohur.
https://www.instagram.com/p/BbPdSh0lj8P/
Me mbishkrimin #DiorLoveChain, Sanders përgjigjet në pyetjen ''Çfarë do të bënit për dashurinë?'' me ''Unë do të shkoja kudo në botë.'', transmeton Klan Kosova.
Modelja e njohur, duke qenë fytyrë e re e Dior, u bashkohet kolegeve të saj të njohura si Ruth Bell, Sasha Pivovarova dhe Alice Isaaz.