Lajmet e fundit
Portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, në ballafaqimin e të mërkurës në mbrëmje ndaj Juventusit, ka luajtur ndeshjen e tij të 150-te në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet, Ligen e Kampioneve.

Ai tashmë ka barazuar Xavi Hernandezin e Barcelonës, që po ashtu ka luajtur 150 ndeshje, ndërsa në vendin e tretë është Raul Gonzales me 142 ndeshje.
Casillas në 150 ndeshje ka pësuar 167 gola, më shumë se një gol për ndeshje, ndërsa ka arritur të fitoje 3 Liga të Kampioneve ne 2000, 2002 dhe 2014.