Pas sulmeve të nisura nga India gjatë natës, shumë njerëz që jetojnë pranë Vijës së Kontrollit (LoC) - kufiri de facto midis Indisë dhe Pakistanit - po ikin me sendet e tyre personale.
Fotografitë më poshtë dokumentojnë familjet që largohen nga fshatrat Suchetgarh dhe Jeora Farm, në Kashmirin e administruar nga India, në karroca dhe rimorkio të improvizuara, shkruan BBc, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Kirti Vardan Singh ka thënë se "i gjithë vendi është i lumtur që ne u hakmorëm" pas sulmeve ndaj Pakistanit. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.