Lajmet e fundit

Xherdan Shaqiri ka bërë goxha bujë me ndërtimin e vilës së re në Rheinfelden në Zvicër.
Banorët e lagjes Kapuzinerberg nuk e kanë mirëpritur fare këtë.
Kjo sepse sipas tyre kjo nuk përkon me planin urbanistik të lagjes dhe nuk përshtatet me peisazhin e zonës.
Banorët thonë se ndërtimi i kësaj vile do të dëmtonte këtë lagje.
Vila e futbollistit të Zvicrës do të ketë një sipërfaqe prej 270 metrash katrorë.
Sipas AargauerZeitung përcjell Klankosova.tv, fqinjët thonë se cilësia e tyre e jetesës do të dëmtohej jashtëzakonisht shumë nga projekti.
Aplikimi për ndërtimin e vilës është ende në pritje në qytetuin Rheinfelden dhe ende nuk është vlerësuar.