Lajmet e fundit

Banorët e rrugës “Uran Ajeti” në Prishtinë shprehin shqetësimin e tyre për bllokimin e rrugës.
Sipas fotografisë së dërguar për Klankosova.tv, shihen dy makina të parkuara që e kanë bllokuar hapësiren. Sipas banorit që nga ora 06:00 e mëngjesit, rruga është e bllokuar, dhe se ka telefonuar policinë tre herë për të kërkuar ndërhyrje, por arsyetimi i tyre ishte se nuk ka mjet tërheqës.