Banorët e lagjes “Ortakoll” të Prizrenit, po përballen me një sërë telashesh.
Përfaqësuesi i lagjes, për Klan Kosova, tha se ndriçimi i rrugës është ndër problemet kryesore, ku sipas tij, ky është viti i katërt që përballen me këtë problem, transmeton Klankosova.tv.
Një telash tjetër që shqetëson banorët, është gjendja e mjerueshme e rrugës, ku përfaqësuesi i lagjes thotë se rruga është shtruar para 16 vjetësh dhe më nuk është rikonstruktuar.
https://www.youtube.com/watch?v=mjQ3ugucLWY
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.