Qytetarët e Nerodimes së Epërt nga Ferizaj janë duke vazhduar akoma të kenë problem me furnizim të energjisë elektrike.
Një qytetar nga ky fshat për Klankosova.tv ka thënë se tash e dy muaj kanë reduktime të gjata të rrymës.
Ai ka shtuar se KEDS u kishte thënë se ky problem do të sanohet më 10 janar, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.
Për këtë çështje Klankosova.tv ka kontaktuar KEDS-in dhe është në pritje të një përgjigjeje. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=nQAPxOTsQ0o
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.