Vapa përvëluese e cila ka mbizotëruar këtyre ditëve në Kosovë ka shkaktuar zjarre të shumta në gjithë vendin.
Përpos ekipeve të zjarrfikësve të cilët janë përballur drejtpëdrejtë në vijen e parë të frontit, ka pasur edhe qytetarë që kanë ndihmuar me mundësitë e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Gusar të Istogut, njofton Klankosova.tv.
Atje deri në orët e para të së dielës kishin dalur edhe banorët për t'i fikur flakët.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes./ Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=6FcEg_TewBQ
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.