Lajmet e fundit

Rruga e fshatit Stankaj në Rugovë vazhdon të jetë e pa pastruar nga bora dhe e rrezikshme.
Sipas banorëve, situata nuk ka ndryshuar tash e sa kohë, ndërkohë që qarkullimi në këtë rrugë mbetet i vështirë dhe i rrezikshëm.
Ata kanë dërguar fotografi në redaksinë e Klankosova.tv për të dokumentuar gjendjen dhe bëjnë apel që autoritetet komunale të ndërmarrin veprime sa më shpejt për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal në këtë zonë.