Gjigandi kosovar i kafesë, Prince Caffe, në nder të 28 Nëntorit sot bëri një bëri një prezantim informues para banorëve të shtëpisë më të famshme në vend Big Brother Vip Kosova, si dhe pati një sfidë për ta.
Melita Lleshi nga laboratori i fabrikës në Prince Caffe në Pejë dhe baristi Jetmir Maliqi ishin të pranishëm bashkë me banorët për t’i informuar dhe për të realizuar sfidën.
Lleshi, mes tjerash, bëri edhe një historik të fabrikës së kafesë nga Prince Caffe teksa edhe njoftoi banorët për sfidën që kanë që të pikturojnë në filxhan.
“Kafeja lëndën e parë e ka kafenë e gjelbër e cila pranohet në fabrikën tonë, kontrollohet në laborator pastaj hyn në procese të ndryshme teknologjike duke filluar nga formulimi i recepturës që është një nga karakteristikat dhe veçoritë kryesore të shijes finale që e kemi në filxhan të kafesë”, u shpreh Lleshi.
“Ne si kompani përpiqemi që kualiteti i produktit final të jetë krahas standarteve të cilat kërkohen, prandaj edhe jemi të certifikuar me standardin që garanton se produkti është i sigurt dhe kualitativ”, tha Lleshi.
Në sfidën e pikturimit që kanë banorët, fituesi do të shpallet nëpërmjet rrjeteve sociale ku publiku ka mundësi të votojë për pikturën më të mirë.
Kësisoj, fituesi do të fitojë kafe falas në të gjitha pikat e Prince Caffe House.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=KJAsI6lwElM
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.