Bankat janë zotuar për t’u angazhuar për uljen e ndotjes ambientale.
Megjithatë gjatë vitit të fundit ato shpenzuan miliarda në zgjerimin e kapacitetit të prodhimit të lëndëve djegëse fosile pavarësisht nga përshpejtimi i krizës klimatike.
Bankat dhanë 673 miliardë dollarë për të financuar industrinë e karburanteve fosile vitin e kaluar. Kompanitë qoftë të gazit, qoftë të naftës realizuan 4 trilionë dollarë fitim sipas raportit vjetor mbi Kaosin Klimatik.
Ndërsa bankat kanadeze po sigurojnë rritje, huadhënësit amerikanë ende dominojnë tregun që përbënte 28 përqind të të gjithë financimit të karburanteve fosile në vitin 2022, thuhet në raport, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.
Në krye të kësaj liste është JPMorgan Chase, financuesi më i madh i lëndëve djegëse fosile në mënyrë kumulative.
“Bankat e mëdha amerikane ngecën në planet e tyre neto zero dhe nuk arritën të adoptojnë më të forta dhe më të fuqishme kufizimet e financimit për kompanitë që shtyjnë zgjerimin e paqëndrueshëm të karburanteve fosile", tha Adele Shraiman, përfaqësues i lartë i fushatës për financat pa fosile të Sierra Club.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.