Për t’u përballur me inflacionin e lartë, Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit në nivelin më të lartë që nga viti 2008.
Vendimi i komitetit nëntëanëtarësh i politikës monetare të bankës për të rritur me 4.5 përqind normën kryesore të interesit ishte i pritshëm në tregjet financiare.
Kjo përbën rritjen e 12 me radhë të normës së interesit në Angli, raporton AP, përcjell KlanKosova.tv.
Banka të tjera të mëdha si Rezerva Federale e ShBA-së dhe Banka Qendrore Evropiane janë duke i rritur gjithashtu normat e interesit në mënyrë që shkalla e inflacionit të ulet.
Këto lëvizje të kësaj natyre pritet që efektin ta kenë në fund të vitit.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.