Lajmet e fundit

Policia pakistaneze ka arrestuar katër persona të akuzuar për vjedhjen e lëngjeve kurrizore nga gratë.
Të dyshuarit iu thanë grave se iu duhej të ofronin mostra të gjakut për t'u zgjedhur për ndihmë financiare nga qeveria e Punjabit, i ka thënë BBC-së policia e këtij vendi.
Banda mendohet të ketë vjedhur lëngën kurrizor të mbi 12 grave, duke përfshirë një adoleshente, transmeton Klan Kosova.
"Duket se banda ka qenë aktive në zonën e Hafizabad për disa kohë", tha shefi i policisë rajonale, Ashfaq Ahmed Khan.
Një anëtar i këtij grupi "ishte shtirur si punonjës i Spitalit të Shtabit Qendror, duke u thënë viktimave të tij se do t'u duhet t`i jepnin mostra të gjakut në mënyrë që të kualifikohen për fondin e qeverisë së Punjab".
"Por në vend që t'i dërgonte në spital për "mostrat e gjakut", " i çonte në shtëpinë e një anëtareje femër të bandës për të kryer procedurën," shtoi Khan.
Autoritetet u njoftuan për skemën pasi një burrë vuri re se vajza e tij 17-vjeçare u ndje keq pas procedurës.
Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një komision për të hetuar mashtrimin, ndërsa katër anëtarët e grupit janë aktualisht në paraburgim.
Lëngu kurrizor është një lëng transparent që gjendet rreth trurit dhe palcës kurrizore, e që i mbron ata nga tronditja dhe lëndimet.
Ky lëng mund të nxirret duke futur një gjilpërë në kanalin kurrizor, transmeton Klan Kosova.