21.01.2019 · përditësuar para 2726 dite1 min lexim
Restoranti i këngëtarit Jon Bon Jovi në New Jersey ka filluar të shpërndajë shujta falas për punëtorët shtetërorë amerikanë të cilët kanë mbetur pa rroga për shkak të bllokadës së pjesshme të Qeverisë Amerikane.
Në faqen e restorantit JBJ Soul Kitchen në Facebook është bërë e ditur që punëtorët mund të shkojnë për t’u ushqyer falas prej orës 12:00 deri në 14:00, njofton Klan Kosova.
Shujtat janë rezultat i partneritetit me fondacionin e Phil dhe Tammy Murphy.
Restoranti JBJ Soul Kitchen është hapur në vitin 2011, ndërsa myshterinjve u ofron mundësinë që ushqimin e konsumuar ta paguajnë me donacione ose me punë vullnetare.
https://www.youtube.com/watch?v=L6cwEJAyq2k
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.