Lajmet e fundit

Në ndeshjen e luajtur në mes Dritës dhe Ulpianës, në kuadër të xhiros së fundit në stinorin vjeshtor, lojtarët e dy skuadrave kishin vështirësi të luanin.
Në stadiumin “Selami Osmani”, në Gjilan, terreni i fushës ishte në gjendje të tmerrshme, edhe për shkak të reshurave të shiut.
Lojtarët e kishin shumë të vështirë të luanin, teksa në një moment, lojtari i Dritës, e kishte të vështirë edhe të ekzekutonte penalltinë, nga balta që ishte në fushë. /Klankosova.tv/