Lajmet e fundit

Mario Balotelli është afër që ta kompletojë transferimin te Marseille, pohon mediumi italian TuttoMercatoWeb, përcjell Klan Kosova.
Bild kishte pohuar të martën që sulmuesi i ishte ofruar Borussia Dortmundit, por klubi nga Bundesliga nuk është i interesuar.
Tani, sidoqoftë, duket se skuadra tjetër franceze, Olimpique Marseille, është destinacioni tjetër i italianit, por asgjë nuk do të finalizohet deri sa 27 vjeçari të thirret nga kombëtarja e Italisë.
Kjo pasi që agjenti i tij, Mino Raiola, beson se ftesa nga kombëtarja do t’ia rriste atij çmimin.