Lajmet e fundit

Sulmuesi i Liverpool, Mario Balotelli është shumë afër që të kalojë në skuadrën e dikurshme të tij, Milan.
Pikërisht ishte Milani që e shiti drejt Anfileld, SuperMarion në vlerën prej 16 milionë funta verën e kaluar, por që italiani dështoi të tregoi diçka nga cilësitë e tij.
Së fundmi Milani ka shprehur interesimin për të marrë Balotellin në huazim, duke paguar atë diku 2.5 milionë funta për sezonin e ardhshëm.
Gjatë ditës është raportuar se Balotelli do të udhëtojë për në Itali, për t'i kryer testet mjekësore, transmeton Klan Kosova.